“Son ka vetëbesimin e Ibrahimovic, por nuk është arrogant si suedezi”
Për Mladen Petric, Heung-min Son ka vetëbesimin e Zlatan Ibrahimovic, por nuk ka arrogancën e suedezit.
Lojtari i Koresë së Jugut është bërë një yll global gjatë shtatë viteve në Tottenham, ndërsa deri më tani ka realizuar 134 gola.
Duke folur për mediet britanike, Petric, i cili ka luajtur së bashku me Son në Hamburg, thotë se sulmuesi 30-vjeçar gjithmonë besonte se do të arrinte majat dhe kurrë nuk ka pasur frikë të flasë për aftësitë e tij.
Kroati thekson se Son ka vetëbesim të lartë, thuajse si Ibrahimvic, por në ndryshim nga suedezi nuk është arrogant.
“Ajo që më bëri përshtypje ishte që edhe në sezonin e tij të parë ai ishte plot vetëbesim. Ai kishte aq shumë vetëbesim sa ishte pothuajse si Zlatan Ibrahimovic. Por ai nuk ishte arrogant, gjithmonë ka qenë një person shumë i sjellshëm me të dyja këmbët në tokë. Por kur ai fliste me lojtarët e tjerë të moshës së tij, miqtë e tij, ai u thoshte atyre, ‘Unë do të bëhem një nga lojtarët më të mirë në botë’ dhe u thoshte, ‘Unë jam më i mirë se ky djalë’, madje vetë krahasohej edhe me persona, të cilët kishin pasur karrierë të mirë.”-tha Petric.



