Premier League

Son nderon Tottenhamin, tjetër barazim për Stoke Cityn

Tottenhami nuk fal në ‘Wembley’, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Huddersfieldin, falë golave të Son Hueng-Min. Në prag të ndeshjes së kthimit në Champions League, londinezët kanë marrë një 3-pikësh mjaft të vlefshëm në garën për t’u renditur në 4-shen e parë të klasifikimit.

Edhe Swansea ka regjistruar një fitore mjaft të vlefshme, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 West Hamin. Nga ana tjetër, Leicester nuk shkoi më shumë se një barazim 1-4 me Bournemouthin, skuadrën surprizë të Premier Leagues, këtë sezon.

Në takimet e tjera, Watfordi mposhti 1-0 West Bromin, ndërsa Southampton dhe Stoke e mbyllën sfidën në barazim pa gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency