Kategoria Superiore

Sondazhi i Sonket/ Kush bie nga Superiorja, tifozët shqiptarë nuk kanë dilema

Partizani-Laçi (17:45, Supersport 3) dhe Vllaznia-Kastrioti (17:45, Supersport 4) janë dy përballjet e fundit të javës së 27-të në Abissnet Superiore, që përkon edhe me fundin e fazës së tretë.

Garë e fortë po zhvillohet në fund, aty ku të gjithë skuadrat janë në lojë për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar, edhe pse Skënderbeu e Dinamo kanë mbetur disi pas.

Sonket ka kryer një sondazh në lidhje me dy skuadrat që do të bien nga Kategoria. Dy vendet e fundit do të luajnë sezonin e ardhshëm në të Parën, ndërsa vendi i tetë shkon në “play-out”.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Shumica e tifozëve kanë zgjedhur Skënderbeun e vendit të fundit si ekipin më të rrezikuar (46%), teksa janë të bindur që korçarëve do u bashkohet edhe Dinamo (38%).

18% e personave të pyetur në sondazh mendojnë se Kastrioti nuk do të jetë më mes më të mirëve, teksa vetëm 6% kanë zgjedhur Egnatian e Zekirija Ramadani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency