Angli

Sot lider te Arsenal, futbollisti ishte në listën e Barcelonës/ Katalanasit zgjodhën një tjetër

William Saliba i ka bërë të gjithë për vete me paraqitjet e tij në qendër të mbrojtes për Arsenal. I rikthyer te “Topçinjtë” pas eksperiencës me Marseille, francezi është shfaqur një lojtar tashmë me shumë vetëbesim dhe ka marrë përsipër rolin e liderit në repartin e prapavijës te londinezët. Jo më kot, Arsenal që në vitin 2019 shpenzoi 30 milionë euro për Salibën, përgatitet t’i rinovojë kontratën për tre vitet e ardhshme edhe si një formë për t’u mbrojtur nga kërkesat e shumta që po shfaqen për 21-vjeçarin.

Sakaq, nga Spanja zbulojnë edhe një prapaskenë teksa emri i Salibës ishte në listën e Barcelonës në rast se dështonte pista Jules Kounde. Në fakt, katalanasit arritën të firmosnin me ish-lojtarin e Sevillas dhe kështu u tërhoqën nga ideja për të marrë Saliban.

Tashmë, vetëm koha do ta tregojë nëse spanjollët bënë zgjedhjen e duhur apo jo, edhe pse potenciali i shfaqur nga Saliba lë pak pikëpyetje. Kujtojmë se nga ana tjetër, Kounde është aktualisht i dëmtuar dhe pritet të mungojë edhe për dy ndeshjet e radhës ndërsa trajneri Xavi Hernandes shpreson ta ketë të gatshëm për El Clasicon ndaj Real Madrid më datë 16 tetor.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency