Kategoria Superiore

Sot në 18:00, Flamurtari-Tirana apo Daja kundër Memës

Flamurtari-Tirana apo Ilir Daja kundër Ardian Memës. Java e 9-të dhe njëkohësisht faza e parë e Superiores mbyllet me duelin që do të zhvillohet sot në orën 18:00 në qytetin e Vlorës. Vetëm 2 javë më parë, Ardian Mema dhe Ilir Daja punonin bashkë te kuqezinjtë ndërsa tashmë ish-ndihmësi i trajnerit të Flamurtarit është në krye të Tiranës, pikërisht për këtë fakt Ilir Daja ka ndryshuar edhe strategjinë e kësaj ndeshjeje me Flamurtarin që do të vendoset ndryshe në fushë nga sa kishte menduar fillimisht trajneri kryeqytetas.

Debutimi i Memës me bardheblutë ndërkohë do të vijë në një transfertë shumë të vështirë pasi ashtu si Tirana edhe Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë dhe të dyja skuadrat do të bëjnë maksimumin për të marrë fitoren sot pasi kanë nevojë për pikë. Tirana ka dy mungesa me peshë si Blazhevski dhe Oduamadi dhe ndoshta Mema mund të luajë me një 9-sh fals sot gjithmonë nëse anglezi Ngoo nuk do ta nisi sfidën si titullar. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Daja i ka uruar fat ish-ndihmësit të tij me të cilin fitoi titullin te Skënderbeu por pas ndeshjes së sotme. Flamurtari-Tirana do të transmetohet live në Supersport 3 në orën 18:00.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency