Lajme

Sot ora 13:30 Drita-Gjilani, derbi i Anamoravës premton spektakël!

Ipko Superliga e Kosovës ndizet këtë të shtunë me derbin e Anamoravës.Drita dhe Gjilani përballë në një duel që premton emocione të mëdha edhe pse dy skuadrat kanë dalë disi nga objektivat e fillim sezonit. Rikthim më të mirë pas pauzës dimërore nuk mund të kishte pasi spektakli është i garantuar në këtë sfidë që do të keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport duke filluar nga ora 13:30. Në renditje pas 17 javëve të para, Gjilani mban vendin e 4-t në kuotën e 27 pikëve, gjithsesi shumë larg treshes së parë ndërkohë që Drita që është edhe kampionia në fuqi e Kosovës, pozicionohet e 6-ta me vetëm 23 pikë. Gjilani duket disi më i favorizuar në këtë sfidë për të marrë fitoren edhe pse intelektualët pavarsisht momentit që po kalojnë dhe dorëheqjes së trajnerit Shpëtim Duro nuk dorëzohen dhe shpresojnë të bëjnë mrekullinë sot. Java e 18-të sjell në ekranin e Supersport edhe dy ndeshje të tjera shumë interesante teksa në Suharekë Ballkani pret Drenicën ndërsa në Ferizaj, vendasit luajnë përballë Trepça ’89.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency