Europa League

Sot përcaktohen skuadrat çerekfinaliste, Barcelonën e pret “ferri” në Stamboll

Një javë më parë, në “Camp Nou”, Barcelona nuk ia doli të rrëzonte “murin” e Galatasaray-t, dhe ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura. Një rezultat jo i mirë për “blaugranat”, që gjithsesi mbeten favoritë për të vijuar më tej në këtë kompeticion. Në Stamboll i pret “ferri”, siç etiketohet atmosfera që jashtëzakonshme që krijojnë tifozët e klubit të famshëm turk, megjithatë skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez e ka potencialin për ta mbyllur pa shumë tension çështjen e kualifikimit.

Ky është takimi kryesor i orës 18:45 në ekranin e SuperSportit, që do të transmetojë gjithashtu edhe Levekusen – Atalanta. Bergamaskët hodhën një hap drejt kualifikimit me fitoren 3-2 të sfidës së parë, megjithatë pritet një përballje shumë e vështirë për ta në “Bay Arena”, ku “aspirinat”, të shtyrë edhe nga publiku vendës, do të tentojnë përmbysjen. Në të njëjtin orar do të luhen edhe Crvena Zvezda – Rangers (0-3) dhe Monaco – Braga (0-2), sfida ku vendasit janë me një “mission impossiple”, pasi duhet të përmbysën humbjet e takimeve të para.

Në orën 21:00, do të transmetohen në SuperSport tri takimet e mbetura, Eintracht Frankfurt – Betis (2-1 ), Lyon – Porto (1-0) dhe West Ham – Sevilla (0-1), ndërsa Spartak Moskë – Leipzig nuk do të zhvillohet për shkak të përjashtimit të ekipeve ruse nga garat europiane si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë.

 

 

Raundi 1/8, ndeshjet e kthimit:

Bayer Leverkusen – Atalanta (18:45)

Crvena Zvezda – Rangers

Galatasaray – Barcelona

Monaco – Braga

Eintracht Frankfurt – Betis (21:00)

Lyon – Porto

Spartak Moscoë – RB Leipzig (nuk zhvillohet)

Ëest Ham – Sevilla

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency