Sot seanca dëgjimore, vendimi i KAS-it për Skënderbeun, pas një muaji
Skënderbeu do ta mësojë përfundimisht nëse do të mund të luajë sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës vetëm pasi të përfundojë kampionati. Këtë skenar e shpjegon zyrtari i klubit, Oldi Lulja, teksa u pyet për këtë çështje në përfundim të hedhjes së shortit për raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.
“Në këto momente drejtuesit tanë janë në seancë dëgjimore me Zvicër, pas një muaji presim përgjigje.”
Presidenti Ardian Takaj mësohet se ndodhet në Lozanë të Zvicrës, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, për seancën dëgjimore. Pasi trupa gjykuese të shqyrtojë faktet dhe pretendimet e Skënderbeut, do të marrë një vendin për lënien në fuqi, zbutjen apo heqjen e pezullimit për ekipin korçar. Deri atëherë, duhet të lajnë shumë javë.



