Serie A

Sot Verona-Inter, Spalletti kërkon të thyejë rekordin e Mourinhos

Java e 11-të e Serisë A do të mbyllet me duelin e Bentegodit mes Veronës dhe Interit që do të transmetohet live në orën 20:45 në Supersport. Interi i Spallettit e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon por duke patur parasysh që 4 skuadrat e tjera që renditen në 5-shen e parë po ecin me një ritëm të çmendur, zikaltërve nuk u lejohen hapat fals. Në Verona Interi duhet të zbresë në fushë vetëm për fitoren dhe nëse arrin të marrë tre pikët, Mauro Icardi me shokë do të vendosnin një rekord të ri përsa i përket fillimit më të mirë të sezonit që nga momenti që një fitore në Serinë A vlen 3 pikë. Skuadra e Spallettit do të thyente rekordin e Interit të Mourinhos që në sezonin 2009-2010 kur fitoi edhe tripletën e famshme koleksionoi 28 pikë në 11 javët e para për një total prej 9 fitoresh një barazimi dhe një humbjeje. Zikaltërit e Spallettit nëse përfshihen edhe ndeshjet miqësore nuk humbasin që nga muaji korrik dhe të vetmen humbje me ish trajnerin e Romës në stol e kanë pësuar ndaj Nurembergut, në fillimin e fazës përgatitore. Përballë Veronës që është një skuadër shumë e dobët dhe ka pak cilësi brenda për t’u prishur punë ekipeve pretendente, Spalletti nuk do bëjë asnjë ndryshim  në formacionin titullar teksa do të zbresin në fushë të njëjtat lojtarë që kanë luajtur në ndeshjet ndaj Milanit, Napolit dhe Sampdorias.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency