Europa League

Verdiktet e mbetura, Legia e Muçit dhe Çelhakës do kualifikimin, Lazio vendin e parë

Në mbrëmje, në dy fasha oraresh, zhvillohet raundi i fundit i ndeshjeve të fazës së grupeve të Europa League-s, që do të zgjidhë edhe enigmat e fundit sa i përket renditjes përfundimtare dhe skuadrave që do të kualifikohen në fazat me eliminim direkt.

Kështu në orën 18:00, në SuperSport do të transmetohet tri sfidat të rëndësishme, duke nisur me atë të Grupit B, Real Sociedad-PSV Eindhoven. Ekipi spanjoll, me dy pikë më pak se ai holandez në renditje, është i detyruar të kërkojë fitoren për të mbetur në garë. Në këtë grup e ka siguruar vendin e parë Monaco.

Në Grupin C, praktikisht të gjitha skuadrat janë në lojë. Npaoli pret në stadiumin “Maradona” Leicester City-n, me synimin e vetëm fitoren, ndërsa në Legia e Varshavës do të ketë përballë, në kryeqytetin polak, Spartakun e Moskës, të cilin duhet ta mposhtë për të vijuar në fazën tjetër. Kjo ndeshje shfaq interes të veçantë për futbolldashësit shqiptarë, pasi te Legia aktivizohen Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka, dy ish-futbollistë të Tiranës, si dhe “dardani” Lirim Kastrari.

Në mbrëmje, në orë 21:00, Lazio do të sfidojë Galatasaray-n në stadium “Olimpico” më qëllimin për t’i rrëmbyer vendin e parë ekipit nga Stambolli, i cili aktualisht kryeson me tri pikë më shumë se bardhekaltrit. Skuadrës së Sarrit i mjafton fitorja për të luajtur direkt në fazën e 1/8-ave të kompeticionit.

  

Ndeshjet e raundit të fundit:

Antëerp – Olympiacos Piraeus (ora 18:45)

Fenerbahce – Eintracht Frankfurt

Legia – Spartak Moscow

Lyon – Rangers

Napoli – Leicester

Real Sociedad – PSV

Sparta Prague – Brondby

Sturm Graz – Monaco

Braga – Crvena Zvezda (ora 21:00)

Celtic – Betis

Ferencvaros – Bayer Leverkusen

Genk – Rapid Vienna

Lazio – Galatasaray

Ludogorets – Midtjylland

Marseille – Lokomotiv Moscow

Ëest Ham – D. Zagreb

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency