Sousa paralajmëron kuqezinjtë: Jemi rritur shumë, ndeshja nesër vlen gjithçka
Trajneri portugez i Polonisë, Paulo Sousa doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes me Shqipërinë, ku u shfaq mjaft optimist për skuadrën e tij dhe mbi të gjitha për marrjen e tre pikëve.
Më e rëndësishme ndeshja e Spanjës apo ajo e Tiranës? Cili nga sulmuesit mund të bëjë diferencën në këtë ndeshje?
Që në ditën e parë ne kemi kaluar shumë faza dhe mënyra më e mirë është për të qenë koherentë. Unë i jap rëndësi mentalitetit të ekipit dhe jemi shumë të fokusuar në lojën tonë. Ne bëjmë presing shumë të mirë në lojën pa top, gjë që nuk e bënim dot në ndeshjet më përpara. I kam dhënë theks lojës kolektive kryesisht, por edhe asaj individuale. Nuk fokusohemi vetëm te një lojtar, por te i gjithë grupi, megjithatë duhet të arrijmë rezultate, për të rritur konfidencën. Sa u përket ndeshjeve, duhet të kemi mentalitet të njëjtë për përballimin e tyre, por strategji të ndryshme.
Polaku Glik: Shqipëria ka grup të fortë, ndaj Manajt ishte penallti
Swiderski duket se po shkëlqen me përfaqësuesen nën drejtimin tuaj?
Ka një lëvizshmëri të lartë dhe ka bërë paraqitje të mira me ekipin e tij. Nga ana tjetër Adam është sulmues i fuqishëm dhe brenda zona mund të rrezikojë si me kokë ashtu dhe me këmbë.
Gjithçka dhe asgjë?
Kjo ndeshje vlen gjithçka.
Sa e vështirë do të jetë përballja me Shqipërinë?
Nuk ka sekrete, Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë dhe do jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria është ekip kompakt. Ndeshja e parë ishte e balancuar, por ne ishim efikasë në rastet e krijuara. Keni lojtarë kyç në pozicione të caktuara dhe do jetë një ndeshje e fortë.
Në lidhje me formacionin nesër?
Kam dy dyshime, pasi duhet të verifikojmë mirë gjendjen e lojtarëve, ndaj do të vendosim vetëm nesër se kush do të zbresë në fushë.



