Southampton luan në transfertë, trajneri merr vendimin për Brojën
Trajneri Ralph Hasenhuttl i ka besuar sërish postin e titullarit në skuadër Armando Brojës. Southampton luan ditën e sotme në transfertë ndaj Ëest Ham, e shënuesi më i mirë i skuadrës nuk mund të qëndronte jashtë formacionit, teksa “Shenjtorëve” iu duhen pikët për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë vjen në një formë shumë të mirë, teksa në ndeshjen e fundit të Southampton ka gjetur rrugën e rrjetës, teksa në total në këtë sezon ia ka dalë të realizojë katër gola në elitën e futbollit anglez.




