Premier League

Southampton në telashe para Crystal Palace, shqetëson gjendja e sulmuesve

Southampton u mposht me rezultatin 3-0 në trasnfertën londineze ndaj Arsenalit, megjithatë pasojat ishin shumë më të rënda, pasi të tre lojtarët e sulmit e mbyllën ndeshjen me probleme dhe rrezikojnë të mungojnë në sfidat e ardhshme.

Kështu siç raporton vetë klubi në faqen zyrtare, është konfirmuar mungesa e Che Adams për sfidën ndaj Crystal Palace të mërkurën në mbrëmje, ndërsa në dyshim janë edhe Armstrong e Broja, të dy të zëvendësuar gjatë ndeshjes me Arsenalin.

“Che Adams nuk do të udhëtojë me skuadrën të mërkurën drejt Londrës, pasi nuk mund të luajë asnjë minutë ndaj Crystal Palace. Armstrong dhe Broja duken më mirë, por do të shohim nëse do të stërviten me grupin gjatë ditës së nesërme. Dëmtimet janë shqetësuese, pasi jemi në një fazë intensive të kampionatit”, deklaroi trajneri Hasenhuttll.

E sigurt është që nëse Broja do t’ia dalë të rikuperohet për transfertën ndaj Crystal Palace, atëherë do të luajë padyshim si titullar, pasi trajneri austriak i Southampton nuk ka alternativa të tjera në stol.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency