Lajme

Southgate sulmon VAR-in: Të paktën nuk ndodhi në Botëror

Gareth Southgate del kundër sistemit VAR pas 11-metërshit të akorduar në favor të Italisë e që u shndërrua në gol nga Lorenzo Inzigne. Trajneri i përfaqësueses së “Tre Luanëve”, nuk e fshehu zhgënjimin për atë që ndodhi në “Wembley”, pas konsultimit me sistemin VAR.

“Më vjen mirë që nuk ka nisur ende Botërori. VAR-i duhet të japë vendime të drejta dhe të heqë dyshimet, por nuk është kështu. U mor një vendim që mund të diskutohet gjithë ditën. Arbitri kishte pamje të qartë, mendoj se VAR-i nuk duhet të ndërhyjë për të sqaruar episode të tilla. Kjo tani ndodhi, duhet të shohim përpara.”

Më pas, duke analizuar ndeshjen, Southgate vlerësoi në përgjithësi paraqitjen e skuadrës së tij.

“Gjatë minutave të para të ndeshjes ishim të brishtë, i lejuam Immobiles të rrezikonte, më pas u vendosëm mirë dhe krijuam disa mundësi shënimi. Sterling, Oxlade-Chamberlain dhe Lingard luajtën shumë mirë në mesfushë, ndërsa Vardy realizoi një gol të bukur.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency