Champions League

Spalleti “kërcënon” Liverpool: Tifozët tanë do dëgjohen deri në Anfield, nuk dua komplimente!

Napoli nis rrugëtimin në Champions League të mërkurën në mbrëmje teksa skuadrën italiane e pret një impenjim i vështirë ndaj nënkampionëe në fuqi të kompeticionit, Liverpool. Në konferencë për shtyp, trajneri i napolentanëve, Luciano Spalleti kërkon të karikojë sa më shumë ambientin teksa thekson se britma “Champions” e tifozëve të Napolit do të dëgjohet deri në Anfield dhe në këtë formë publiku në stadiumin Maradona do të dijë të motivojë në maksimum idhujt e tyre.

“Ndaj Liverpool nuk zbres në fushë sa për të bërë një paraqitje të mirë dhe më pas për të marrë disa komplimente. Unë dua të fitoj dhe kam besimin se edhe tifozët do të jenë të karikuar. Britma “Champions” gjatë këndimit të himnit do të dëgjohet deri në stadiumin Anfield”, u shpreh Spalleti.

Përveç, Liverpoolit, skuadra e Napolit është shortuar në Grupin A edhe me Ajaxin dhe Rangers.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency