Serie A

Spalletti bën prapakthehu: Icardi, titullar ndaj Genoas

Nëntë ndeshje për të arritur objektivin Champions. Nëntë takime për të mbyllur sezonin me një shtrëngim duarsh, ndoshta edhe duke për t’u përshëndetur e për të mos punuar më me njëri-tjetrin. Përtej polemikave, përplasjeve me deklarata dhe replika, Luciano Spalletti dhe Mauro Icardi duhet të vënë në plan të parë ngjyrat zikaltër dhe të lënë mënjanë mëritë.

Sulmuesi argjentinas është grumbulluar nga trajneri për sfidën me me Genoan, duke e konfirmuar në konferencën e rastit për shtyp.

“Icardi është thirrur, kundër Genoas do të jetë titullar. Ai është shumë i rëndësishëm për ne në fushë, më shumë se Messi e Ronaldo bashkë. Marotta e ka menaxhuar shumë mirë situatën. Nga kjo situatë kemi qenë të gjithë të humbur, por tani rinisim nga e para, sigurisht me Icardin edhe më të fortë.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency