Spalletti: Familja Zhang është garanci, të fitojmë ndeshjet e mëdha
“Emërimi i Steven Zhang president është një hap thelbësor për Interin dhe ne duhet t’i konfirmojë kualifikimin në Champions, që vlen sa një trofe. Duhet të luajmë bukur dhe t’i fitojmë ndeshjet e mëdha. Për tifozët, familja Zhang është një garanci, e ka prekur nga afër suksesin e saj në biznes.”
Janë këto fjalë të trajnerit të Interit, Lucciano Spalletti, për ndryshimet zyrtare në krye të klubit zikaltër. Pas humbjes pa shumë pasoja ndaj Barçës në Champions, vjen sfida shumë e rëndësishme me Lazion.
“Vështirë se një humbje ta vërë në vështirësi Lazion. Është një markë e njohur tashmë dhe këtë e tregon edhe suksesi i fundit në Europa League.”
Ndoshta Interit do t’i duhet ndihma e dy ish-ëve, De Vrij dhe Keita.
“De Vrij është shumë i qetë, nuk ka nevojë për psikolog për ta analizuar, është i drejtpërdrejtë. Keita? Ndoshta do të luajë si trekuartist, do ta marrim në konsideratë.”
Vështirë të mendohet se Lautaro do të jetë një opsion.
“Bashkë me Icardin kanë luajtur kundër Barcelonës. A ju pëlqeu kjo dyshe? Nainggolan është një lojtar me shumë cilësi, por kush e ka zëvendësuar ka bërë shumë mirë.”



