Spalletti: Herët për merkaton, duhet të fitojmë gjithmonë
Në konferencëne zsakonshme për shtyp, në vigjilje të ndeshjes ndaj Veronës, Luciano Spalletti ka folur për gjendjen e ekipit dhe merkaton e janarit. Trajneri i Interit ka theksuar përforcimin e ndjeshëm të Serisë A, këtë sezon, duke vlerësuar progresin e disa ekipeve.
Klasifikimi
Duhet të punojmë shumë dhe të fitojmë vazhdimisht. Këtë vit do të jetë shumë e vështirë, sepse të gjitha skuadrat e kreut po bëjnë shumë mirë dhe po fitojnë nga java në javë. Krahas Napolit, Juventusit dhe Romës, këtë vit duhen bërë llogaritë edhe me skuadra si Lazio, Sampdoria, Atalanta, e Torino, të cilat janë përmirësuar ndjeshëm dhe mund të të hapin probleme.
Merkato
Është ende herët për të folur, por në fund të dhjetorit, do të bëjmë vlerësimet bashkë me stafin tim dhe të shohim nëse mund të përmirësojmë ndonjë gjë. Gjithsesi, jam i bindur sze sezonin mund ta përballojmë edhe me këtë organikë që kemi, pra mjaft të mbajmë këta që janë aktualisht.
Formacioni
Kur skuadra fiton, nuk gjej arsye për të ndryshuar. 11 futbollistët që kanë luajtur në takimet e fundit, kanë treguar seriozitet dhe përkushtim si në stërvitje, ashtu edhe në fushë, ndaj duhet t’u jap vazhdimësi, që të krijojmë një lloj fizionomie.
Cancelo dhe Dalbert
Janë dy futbollistë të shkëlqyer, me dëshirë të madhe për t’u përmirësuar, por duhet ende kohë që të përshtaten me Serinë A. Deri atëherë, jemi në rregull kështu si jemi.



