Europa League

Spalletti: Kujdes ndaj Rapidit, për Icardin vendosin mjekët

Luciano Spalletti doli sot në konferencën për shtyp, në prag të sfidës së nesërme përballë rapidit të Vjenës, të vlefshme për fazën e 1/16-ave të Europa Leagues.

Interi fitoi ndeshjen e parë me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Lautaro Martinezit dhe duket se nuk do të jetë i vështirë kualifikimi, ndërsa zikaltrit shihen si favoritë për të ngritur trofeun në muajin maj.

“Është e vërtetë që ne shikohemi si pretendentë, bashkë me 5 apo 6 skuadra të tjera, por deri në fund, është një rrugë shumë e gjatë. Fillimisht duhet të interpretojmë si duhet ndeshjen me Rapidin, pasi nëse hyjmë në fushë si të kualifikuar, rrezikojmë ta pësojmë keq”, deklaroi Spalletti.

Tekniku zikaltër u ndal të flasë sërish për çështjen Icardi, pasi sulmuesi iu nënshtrua sot analizave të detajuara, për të parë nëse vërtetë ka shqetësime në gju, apo “bën naze” për të mos luajtur, për shkak të heqjes së shiritit.

“Nuk e di gjendjen fizike të Mauros, pasi kjo është një fushë që analizohet nga mjekët e skuadrës. Unë dua që lojtarët e mi t’i kem në maksimumin e gjendjes fizike, por edhe psikologjike, pasi vetëm kështu mund të punojnë dhe të japin më të mirën. Unë mendoj se shumë shpejt sulmuesi do të jetë në dispozicion dhe do të japë kontributin e tij, për të arritur objektivat e skuadrës”, tha trajneri zikaltër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency