Serie A

Spalletti: Mjaft me fjalë, duhet fitorja, Icardi jo që nga fillimi

Luciano Spalletti falenderon drejtuesit e Interit për besimin që i ka dhënë por në të njëjtën kohë kërkon me çdo kusht tre pikët ndaj Beneventos në mënyrë që zikaltrit të marrin pak frymë pas një ecurie katastrofike gjatë këtyre 2 muajve të fundit. Icardi do të jetë ndaj skuadrës që pozicionohet e fundit në Serinë A, por Spalletti nuk do ta rrezikojë kapitenin me trajnerin që u shpreh se gjasat më të mëdha janë që bomberi argjentinas ta nisë ndeshjen nga stoli ashtu si edhe mesfushori brazilian Rafinha i cili ende nuk ka më shumë se 30-40 minuta në këmbë. Sipas Spallettit Interi duhet të besojë te forcat e veta dhe të dijë të ringrihet pasi vetëm kështu mund të luftojë deri në fund të kampionatit për një vend në Champions League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency