Spalletti: Pakt dashurie me tifozët, por mos e thoni fjalën ‘Titull’
Luciano Spalletti ka folur për sfidën e nesërme ndaj Torinos, ku e veçanta është numri i madh i tifrozëve, rreth 75 mijë, që pritet të jenë në shkallët e ‘San Siros’. Trajneri i Interit tregon se mes skuadrës dhe tifozëve ka një pakt dashurie, por shprehet se është ende herët për të folur për titullin.
Entuziazëm i lartë. Më vjen mirë që i kemi pranë tifozët. Me ta kemi një pakt dashurie dhe këtë sezon nuk na ka munguar mbështetja e tyre, si në Milano ashtu edhe jashtë.
Objektiv tjetër veç zonës Champions. Ju lutem mos e përmendni fjalën titull. Është shumë herët për ta menduar, sepse ka edhe shumë ndeshje akoma. Ne po bëjmë mirë, por nuk jemi të vetmit, sepse edhe skuadrat e tjera po fitojnë. Preferoj të them që objektivi ynë është një nga 4 vendet e para.
Krahasimi me Mourinhon. Një krahasim i tillë nuk qendron aspak. Ai ka fituar gjithçka me këtë skuadër, ndërsa unë vetëm disa ndeshje. Duhet të kuptoni se jemi ende shumë larg njëri-tjetrit, por nuk e fsheh se do të doja të krahasoheshim në të ardhmen.
Ndryshime në formacion. I kam të gjithë të gatshëm dhe me dëshirë për të dhënë më të mirën. Ndjehem komod kur kam mundësi zgjedhjeje, por nuk kam ndërmend t’i ndryshoj asgjë një formacioni që po luan mirë dhe po fiton.



