Serie A

Spalletti paralajmëron ndryshime: Nainggolan është gati, por…

Interi do të presë nesër në mbrëmje Torinon, në një sfidë ku fitorja është shndërruar në detyrim, pas humbjes ndaj Sassuolos në javën e parë të kampionatit.
Luciano Spalletti paralajmëroi ndryshime për sfidën e të dielës në mbrëmje, ndërsa foli edhe për gjendjen e Nainggolan dhe lojtarëve të tjerë, si Skriniar dhe Vrsaljko.

Çfarë do të ndryshoni nesër, krahasuar me ndeshjen me Sassuolon?
Nuk e di çfarë do të ndryshoj, pasi unë dhe stafi im, mendojmë se ndaj Sassuolos kemi bërë zgjedhjet e duhura. Më pas duhet të ndalemi te ato që nuk i bëmë mirë dhe të vendosim më pas, nëse ka vend për ndryshime.

Si është gjendja e Nainggolan?
Është stërvitur me skuadrën në tre ditët e fundit dhe duket mirë, por ne kemi një staf mjekësor të përbërë nga profesionistë, që po vlerësojnë me kujdes gjendjen e lojtarit. Nëse do të ketë mundësi, do të luajë, në të kundërt, nuk kemi asnjë ngut, pasi kemi lojtarë të tjerë në dispozicion.

A jeni i zhgënjyer me Dalbert? Po Skriniar është gati për nesër?
Përveç Nainggolan, të gjithë lojtarët e tjerë janë në dispozicion dhe kushdo mund të zbresë në fushë. Sa i përket Dalbert, ndaj Sassuolos bëri një ndeshje nën pritshmëritë, ashtu si edhe shumë lojtarë të tjerë. Nuk ka vend për panik gjithsesi.

A mendoni se Interi është skuadra anti-Juventus këtë sezon?
Kemi një grup shumë të mirë, të ndërtuar për të bërë një kampionat mjaft të mirë. Nuk e di a jemi anti-Juventus, por fillimisht do të doja të ishim anti-Roma, ose anti-Napoli, pasi sezonin e kaluar mbetëm shumë pikë pas tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency