Spalletti përballë Montellas, derbi luhet edhe në stol
Derbi i Madoninës, do të luhet edhe në stol . Si në një ballo ku do të zbresin në pistë një debutues dhe një senator në kërkim të fitores së tyre të parë në derbin e Milanos. Mbrëmjen e së dielës, do të ketë edhe një sfidë brenda sfidës ajo mes Luciano Spallettit dhe Vincenzo Montellas.
Spalletti numëron më shumë derbi se kolegu i tij në karrierë që të gjithë me Romën. Ndaj kjo do të jetë hera e parë që me mbështetjen e 80 mijë tifozëve të San Siros, kryesisht të Interit do të mbajë pozitën e të Zotit të Shtëpisë në derbin e Madoninës, me ziklatrit që do të shohin kuqezinjtë e Milanit nga lart-poshtë me avantazhin e 7 pikërvë në klasifikimin. Bilanci i teknikut 58 vjecar flet për një avantazh të tij në numrin e derbeve të luajtura, nga 13 të tillë të gjithë të zhvilluar mes Romës dhe Lazios, Spalletti ka marrë 6 fitore dhe dy barazime. Gjithashtu ka arritur suksesin duke ngritur dy trofe të Kupës së Italisë. Gjithsesi këtë herë do të tentojë ta cojë në 7 numrin e fitoreve në derbi.
Nga ana tjetër qëndron Vincenzo Montella, i cili numëron gjithsej 7 derbi në karrierën e tij si trajner, me tre fitore, tre barazime dhe një humbje edhe pse ndryshe nga kolegu interist i ka zhvilluar më një sërë ekipesh të tilla si Roma ,Catania dhe Sampdoria por i mungon suksesi në San Siro.
“Një trajner duhet të qëndroj gjithnjë i kthjellët, por këtë herë do të preferoja edhe një autogol mjafton që në fund të fitonim”, ka deklaruar 43 vjecari i stolit të Milanit duke i hedhur benzinë zjarrit dhe duke ndezur edhe më shumë rivalitetin për këtë derbi të luftuar që premton spektakël dhe shpirt gare dhe që të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta shijonë live mbrëmjen e të dielës në ekranin e Supersport.



