Katar 2022

Spanja cakton stadiumin ku do të presë Kosovën më 31 mars

Ndonëse u fol gjatë që ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Katar 2022 do të luhej në një stadium asnjanës, Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi sot zyrtarisht emrin e impiantit që do të presë këtë sfidë.

Bëhet fjalë për stadiumin e Sevillas në Andaluzi, “La Cartuja”, një impiant me kapacitet prej 60 mijë vendesh, por kjo ka pak rëndësi, pasi shanset që sfida Spanjë-Kosovë të luhet me tifozë, janë thuajse zero.

Spanja nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet i pavarur, ndaj fillimisht u mendua që ndeshja mes të dyjave, e planifikuar për më 31 mars, të luhej në një shtet tjetër, por ky opsion ra dhe “Furia Roja” do të presë “dardanët” në shtëpi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency