Katar 2022

Spanja humbet një titullar para Kosovës, Luis Enrique e zëvendëson me Regulion!

Spanja koleksionoi fitoren e tretë në grup përballë Gjoergjisë duke u rikthyer te suksesi pas humbjes me Suedinë. Një triumf i cili u vulos që në pjesën e parë, në një takim të dominuar nga fillimi e deri në fund nga të besuarit e Luis Enriques, duke u rikthyer në vendin e parë me 10 pikë. Gjithsesi nuk ishte një ndeshje e lehtë për vetë teknikun, i cili në fund të takimit humbi mbrojtësin e krahut Gaya, i cili mbeti i dëmtuar dhe e mbylli takimin në minutën e 74-t, me një gol të shënuar dhe nje të anulluar. Pas takimit, ekzaminimet mjekësore treguan se Jose nuk është në gjendje për të vijuar me përfaqesuesen në këto kualifikuese. Gjithsesi lëvizja e teknikut spanjoll, Enrique nuk ka vonuar dhe vendin e 26-vjeçarit të Valencias do ta marrë Reguilon i cili do të jetë i ftuar për ndeshjen e fundit atë përballë Kosovës. Ndeshja përballë “Dardanëve” do të jetë deçizive për fatet e grupit, pasi Spanja momentalisht kryeson grupin me 1 pikë më shumë se Suedia, por këta të fundit kanë ende 2 ndeshje për të rikuperuar dhe në Fadil Vokrri, Spanja do të kërkojë vetëm 3 pikët. Reguilon rikthehet kështu në kombëtare pas tetorit të vitit kaluar, kur për herë të fundit u aktivizua në humbjen e 13 tetorit përballë Ukrainës dhe në total numëron vetëm 5 prezenca me Spanjën.

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency