Spanja, kundër Italisë rikthen David Villan
Spanja do të prezantohet me disa surpriza interesante për sfidën vendimtare kundër Italisë të shtunën e ardhshme në Barnabeu. Trajneri Julian Lopeteguei ka rikthyer në skuadrën e tij sulmuesin David Villa i cili mungon që prej 3 vjetësh, ndërsa rezervon debutimin për milanistin Suso dhe injoron mbrojtësin Marcos Alonso që po kalon një moment të artë me Chelsean. “Kam grumbulluar 26 lojtarë sepse 7 prej tyre rrezikojnë ndeshjen ndaj Lichtenstein për shkak të kartonëve”, theksoi Lopetegui në konferencën e shtypit. Në vijim ai e pranoi se vendimi për të rikthyer Villan është disi i çuditshëm , por shtoi se pavarësisht aktivizimit të tij në SHBA, ai mund të jetë i vlefshëm me eksperiencën që ka. Villa nuk luan me Spanjën që prej ndeshjes së fundit të iberikëve në ndeshjen e fundit të Kupës së Botës 2014. Me Spanjën numëron 59 gola në 97 ndeshje të luajtura. Një tjetër emër i papritur në listën e Lopeteguit është edhe katalanasit, gerarg Deulofeu. Ish sulmuesi i Milanit që aktualisht mban të vëshur fanellën e Barcelonës, e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë me dy asiste në ndeshjen kundër Real Betis. Spanja kryeson Grupin G me pikë të barabarta me Italinë dhe ndeshja e radhës kundër të kaltërve do të jetë vendimtare për vendin e parë që siguron autmatikisht një biletë për në Botërorin 2018, ndërsa suadra e dytë do të luajë dy përballje play off.



