Futboll

Spanja rikthehet në Madrid, zgjedh Bernabeun për sfidën me Suedinë!

Kombëtaraja Spanjolle rikthehet të luajë në Santiago Bernabeu. Hera e fundit kur La Roja luante në impiantin e Realit të Madridit ka qenë ndeshja kundër Italisë, sfidë e zhvilluar në shtator  nga e cila ata mundën të kualifikoheshin për në Botërorin, Rusi 2018. Tashëm Spanja tashmë do të luajë sërish në Bernabeu aty ku do të zhvillojë ndeshjet e rëndësishme për kualifikueset Euro 2020.  Në shtëpinë e Realit, ata do të sfidojnë Suedinë më datë 10 qershor.

Madridi do të jetë kryeqëndra ku skuadra e Luis Enriques do të stacinohet pasi do të luajë gjithashtu edhe në stadiumin e Atleticos, Wanda Metropolitano. Numri një i stolit të La Rojas më datë 15 mars do të bëjë publike dhe listën e lojtarëve të grumbulluar, teksa ndeshjen e parë do ta ketë kundër Norvegjisë që do të luhet në Mestalla të Valencias. Fusha e Atletito Madrid do të jetë skena e takimit të fundit për fazën kualifikuese ku përballë do të ketë Rumaninë më datë 18 nëntor.

Teksa ndeshjen ndaj Maltës një kundërshtar tepër i lehtë për La Rojan, Spanja do ta luajë në Cadiz në stadiumin Ramon de Carranza më 15 nëntor.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency