Futboll

Spanja, Thiago mbron Pique, Koke: Shqipërinë e mposhtim

Thiago Alcantara dhe Koke, ishin dy lojtarët e përzgjedhur nga Spanja për të dalë përpara mediave në konferencën e rradhës për shtyp përpara ndeshjeve kualifikuese ndaj Shqipërisë dhe Izraelit.

Mesfushori i Bayern Munich, më shumë sesa për sfidën ndaj kuqezinjëve dhe takimin tjetër kundër Izraelit, u ndal te cështja Pique duke i dalë në mbrojtje mbrojtësit të Barcelonës.

Thiago, theksoi se secili prej futbollistëve ka mendimet e tij por në skuadrën përfaqësuese nuk duhet të flitet për politikë,pasi të gjithë lojtarët kanë ardhur për të luajtur futboll dhe për të mbrojtur me sukses ngjyrat e Spanjës. Mesfushori i Atleticos së Madridit, Koke ndërkohë preferoi më shumë të fliste për sfidat e rradhës, duke nënvizuar se Spanja duhet të fitojë me cdo kusht ndaj Shqipërisë për të siguruar kualifikimin në Botërorin Rusi 2018.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency