Champions League

Spanjollët bëjnë golat, Bayerni merr fitoren

Në sfidën tjetër të mbrëmjes së sotme të Championsit, Bayerni arriti të fitojë me përmbysje në Andaluzi, ndaj Sevillas, me rezultatin 1-2.

Të 3 golat patën për protagonistë futbollistë spanjollë, teksa Sarabia kaloi skaudrën e Montellës fillimisht në avantazh, ndërsa Jesus Navas shënoi në portën e tij, duke barazuar shifrat.

Golin e fitores e shënoi ish futbollisti i Barcelonës, Thiago Alcantara në pjesën e dytë, duke bërë gjithçka më të lehtë për ndeshjen e kthimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency