Merkato

Portugezi i City-t përfundimisht nuk zbarkon në “Camp Nou”

Bernardo Silva nuk do të bashkohet me Barcelonën këtë sezon. Portugezi ishte objektivi i madh i “Blaugranave” për këtë verë, por tashmë është e pamundur që mesfushori të zbarkojë në “Camp Nou”. Manchester City ka vendosur ta shpallë futbollistin të pashitshëm në këtë moment, pasi kanë mbetur vetëm dy javë nga mbyllja e merkatos dhe nuk është më koha për t’u ndarë me një nga lojtarët më të mirë që Guardiola ka në skuadrën e tij.

Klubi anglez nuk ishte i interesuar ta shiste futbollistin. Megjithatë, Pep kishte bërë disa deklarata në Barcelonë në fillim të verës duke bëri të qartë se Cityzens nuk do të mbanin një lojtar që nuk donte të luante me ta.

Operacioni ishte i ndërlikuar që në fillim. City nuk ishte i interesuar për ta shitur dhe do të ndahej nga Silvan vetëm nëse oferta ishte rreth 100 milionë euro, pasi ata e konsiderojnë atë si një nga lojtarët më të mirë në skuadër dhe çmimi i tij do të ishte rreth kësaj shume. E vërteta është Barcelona nuk ka mundur të paraqesë ofertë konkrete.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency