Spartaku i Moskës drejt përjashtimit nga UEFA-n, përfiton një klub gjerman
Rusia vijon të përballet me sanksione të ndryshme nga të katër anët e botës, që në momentin që vendosi të sulmojë Ukrainën, teksa edhe në futboll nuk mbetet pas, pasi pritet të marrë një tjetër goditje.
Sipas gjermanes “BILD”, UEFA pritet të njoftojë sot përjashtimin nga Europa League të klubit të Spartakut të Moskës, që duhej të përballej me Leipzig në fazën e 1/8-ave, konkretisht më datat 10 dhe 17 mars.
Vendimi i qeverisë europiane të futbollit duket se është marrë tashmë dhe pritet vetëm zyrtarizimi, çka do të përkthehej në një asist për gjermanët e Leipzig, të cilët mund ta shohin veten në çerekfinale pa luajtur.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



