Spektakël në stadiumin e Tottenhamit, Conte e Klopp ndahen në barazim
Spektakël në “Tottenham Hotspur Stadium” Londrës, ku skuadra e Antonio Contes ndali Liverpoolin në një barazim 2-2, madje nga minuta e 77-të skuadra e Jurgen Klopp luajti në inferiortet numerik, por që nuk u shfrytëzua nga vendësit.
Sfida u ndez që në minutën e 13-të, kur Harry Kane zhbllokoi takimin pas pasimit të marrë nga Dombele. Në të 20-tën, sulmuesi i Tottenhamit u fal nga gjyqtari Paul Tierney, pas një ndërhyrjeje “horror” ndaj Robertsonit.
“The Reds”, pas shumë përpjekjesh, ia dolën të barazonin me Diogo Jottan në minutën e 35-të, pas kombinimit me Robertsonin.
Në të 70-tën, Robertson shënoi një tjetër gol për Liverpoolin, por Spurs-at, vetëm pas katër minutash, barazuan me Heung-Min Son, që shfrytëzoi një gabim të poerierit Allison.
Në të 77-tën, kryesori nuk ruajti të njëjtin standard si në rastin e Harry Kane, duke i nxjerrë pa hezitim kartonin e kuq Robertsonit.
Përfundoi 2-2 kjo përballje e jashtëzakonshme e Premier League-s, rezultati i së cilës gëzoi Manchester City-n, që kryeson me tri pikë më shumë se Liverpooli.



