Serie A

Spezia nis negociata, Manaj shok skuadre me ish sulmuesin e Partizanit?

Spezia në garë për Ekuban. Klubi ligur ka nisur negociatat me Genoan për të marrë kartonin e sulmuesit, që në fillimet e karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Partizanit në Superligën shqiptare.

Sezonin e kaluar Ekuban ishte pjesë e Genoas, që ra në Serinë B dhe sulmuesi po synon largimin, teksa një transferim te Spezia është më i mundshmi për momentin.

Nëse negociatat shkojnë me sukses, atëherë Ekuban mund të formojë dyshen sulmuese me Rey Manajn, duke qenë se trajneri i ri i Spezias, Gotti është një fans i rreshtimit 3-5-2.

Megjithatë për Ekuban interesohen edhe klube turke si Besiktas e Fenerbahce, të cilat janë gati ta rikthejnë në kampionatin ku sulmuesi ka kaluar vitet më të mira të karrierës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency