Kupa e Shqipërisë

Spikat Tirana-Flamurtari, Gjoka kthehet në Shkodër si kundërshtar

Luhen këtë të mërkurë takimet e mbetura të fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, që nisi dje me fitoret e dy skuadra pretendentë. Partizani triumfoi 2-4 me Kastriotit në Fushë Krujë, ndërsa Skënderbeu 1-2 me Besëlidhjen në Lezhe. Dy takimet e mbetura të Grupit A janë Egnatia-Luftëtari dhe Vllaznia-Kamza, ku sigurisht vëmendjen kryesore e merr sfida e Shkodrës, që do të transmetohet nga Supersport. Një përballje e veçantë për trajnerin e Kamzës, Ernest Gjoka, që rikthehet në qytetin ku sezonin e kaluar dështojë të siguronte mbijetesën më krye të kuqebluve.

Në Grupin B, do të luhet sot të gjitha takimet. Kështu, në orën 14:00, Apolonia pret në Fier ekipin e Kukësit, ndërkohë që Laçi udhëton në transfertë ndaj Bylisit. Takim të lehtë në letër ka Teuta ndaj Lushnjës në transfertë, ndërkohë që në orën 17:00, luhet sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit, e cila do të transmetohet nga Supersport. Është pikërisht dueli më i ekulibruar i kësaj faze të Kupës, pasi përballen dy ekipe me traditë në futbollin shqiptare, por që edhe në këtë sezon të Superiores ka bërë dhuruar paraqitje me shumë luhatje.

 

Grupi A

(Dje)

Kastrioti-Partizani    2-4

Besëlidhja-Skënderbeu   1-2

(Sot, ora 14:00)

Egnatia-Luftëtari

Kamza-Vllaznia

Grupi B

(Sot, ora 14:00)

Apolonia-Kukësi

Bylis-Laçi

Lushnja-Teuta

Tirana-Flamurtari (17:00)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency