Lajme

Sponsorizimi në sport, ja si kompanitë e mëdha rritin të ardhurat

Kompanitë e mëdha në të gjitha fushat po i drejtohen sportit për të reklamuar prodhimet e tyre dhe rezultatet kanë qenë vërtet mbresëlënëse. Sponsorizimi sportiv ka aftësinë për rritjen eksponenciale të markës, duke zgjeruar tregun.

Tre shembuj konkretë tregojnë se çfarë ndikimi sjell reklamimi i prodhimit nëpërmjet sportit.

Under Armour, një markë e veshjeve dhe aksesorëve sportivë, është themeluar në Washington DC në vititn 1996 dhe mori hov kur Warner Brothers e përzgjodhi për të prodhuar veshjet për filmat e fundit të futbollit amerikan: Any Given Sunday (1999) dhe “The Replacements” (2000).

Deri në vitin 2001, Under Amour kishte nënshkruar marrëveshje me ekipet në Major League Baseball, National Hockey League dhe National Football League, si dhe ofroi veshje për ekipin e gjuajtjes me hark të Shteteve të Bashkuara në Lojërat Olimpike në Sydney.

Under Armor fokusohet në sigurimin e “teknologjive të ndryshimit të lojës” dhe “risive të produktit”, për të mbështetur performancat e ekipeve sportive dhe “yjeve” të tyre. Tani është partner zyrtar i “North American Soccer League” dhe sponsorizon “yjet” e këtij sporti si Tom Brady (“quarterback” i New England Patriots) dhe Jordan Spieth (golfisti që ka fituar masters të ndryshëm dhe US Open vitin e kaluar).

Kohët e fundit, Under Armour është bërë i njohur edhe në Britaninë e Bashkuar si rezultat i marrëdhënieve të sponsorizimit me Tottenham Hotspur, Andy Murray apo me Welsh Rugby Union. Shoqëri ka ofruar paketa të reja sponsorizimi për Southamptonin dhe Aston Villan. Peter Murray, zëvebdëspresident i marketingut sportiv global të Under Armour konfirmon se kjo kompani është përqendruar te furnizimi i “teknologjive revoluzionare” dhe “inovacionit të prodhimit”, për të mbështetur dhe bërë protagoniste skuadra të ndryshme sportive. Strategjia ka funksionuar, me të ardhurat neto që arritën shifrën 3.96 miliardë dollarë në vitin 2015.

Edhe Red Bull GmbH, kompania austriako-tajladeze, që prodhon pijen e famshme energjike, po i gëzohet lidhjes me sportin. Kjo kompani është pronare e skuadrave të futbollit Red Bull Salzburg (Austri) dhe RB Leipzig (Gjermani), pa harruar skuadrat e Formula 1 Red Bull Racing dhe Toro Rosso. Sponsorizon gjithashtu atletë të sporteve ekstreme, ku veçohet britaniku Gee Atherton.

FedEx ka arritur një marrëveshje me UEFA-n për sponsorizimit e Europa League, për të zgjidhur problemin specifik të sensibilizimit të markës europiane. Website i kësaj shoqërie ka një deklaratë të Atherton ku thotë se “nuk është kurrë i kënaqur” dhe se “kërkon gjithmonë më shumë”. Aktivitete të tilla kanë ndikuar në rritjet e të ardhurave globale nga 4.25 miliardë euro në 5.9 miliardë në katër vitet e fundit.

FedEx, korrieri multifunskional amerikan, është në aktivitet prej 43 vjetësh, por kishte mbetur shumë prapa DHL-së, shoqërisë gjermane, që është një prej konkurrentëve më të fortë në Europë. Tani që ka vendosur të sponsorizojë futbollin europian, situata ka ndryshuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency