Kategoria Superiore

Sprinti final në Superiore, 6 ekipe për Europa League

Të gjithë synojnë Europën. Sprinti final i Superiores pritet të ofrojë një garë të ethshme. Panorama ende nuk është kristalizuar. Duke përjashtuar Skënderbeun, që titullin kampion e konsideron një mision të mbyllur, dhe Lushnjës, që e ka prerë biletën për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë, gara për sigurimin e një biletë europiane mbetet e hapur dhe pjesë e kësaj gare janë një numër i madh skuadrash.

Janë Kukësi dhe Laçi, respektivisht në vendin e dytë edhe të tretë, pas tyre vijnë katër ndjekës. Partizani, falë sukseseve në javët e fundit ka bërë që të rindizen shpresat dhe optimizmi ka pushtuar grupin e lojtarëve. Pjesë e listës janë edhe Flamurtari, Luftëtari, por edhe Kamza, edhe pse skuadra e Ndreut ndodhet mes dy kampeve, atij europian, por edhe të mbijetesës, nëse situata përkeqësohet. Katër prej këtyre ekipeve janë gjithashtu edhe në garë për fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Shorti i fazës gjysmëfinale ka vendosur përballë Kukësin me Laçin dhe Skëndërbeun me Flamurtarin. Suksesi final garanton pjesëmarrjen në Europa League. Sigurisht që rivaliteti është i madh dhe pretendime kanë të gjithë. Përpara raundit final ka ende shumë rrugë dhe në një kampionat si ky yni situata mund të ndryshojë brenda javës. Sidoqoftë për sprintin drejt Europës konkurrojnë 6 ekipe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency