Kategoria Superiore

Starova: Duhet ta mbyllnim më herët, u ndëshkuam nga fati

Partizani humbi dy pikë mjaft të vlefshme, vetëm pak sekonda nga fundi i takimit, teksa u ndëshkua nga portieri i Teutës, në aksionin e fundit të ndeshjes. Trajneri Starova u shpreh më i zhgënjyer për mënyrën se si erdhi barazimi, se sa për lojën e skuadrës së tij.

Sa do të ndikojë ky barazim në garën për në Europë?
Starova: Marrja e 2 pikëve do të ishte shumë e rëndësishme, pasi do të investonte edhe në anën psikologjike të skuadrës. Edhe terreni ndikoi disi në rrjedhën e lojës, por edhe ne mund të kishim bërë më mirë, ndonëse kam mendimin se kjo hyn te ndeshjet e mira të skuadrës. U favorizuam me 11-metërshin e pritur nga Hoxha, po u ndëshkuam nga ajo ngjarje që ndodh shumë rrallë në futboll.

Mendoni se mund ta mbyllnit takimin, po të kishit ndërhyrë më shpejt me zëvendësimet?
Starova: Kjo është diçka që nuk vërtetohet lehtë, nëse ishte zgjidhje e mirë apo jo, mënyra se si u ndërhymë. Jam dakord për faktin që duhet të kishim shfrytëzuar më mirë hapësirat, por mendoj se u përpoqëm, pavarësisht se nuk ia dolëm. Duhet të evidentojmë që në repartin e sulmit nuk jemi ende në 100% të mundësive tona, pasi blerjet e janarit, nuk kanë arritur maksimumin.

Si e komentoni kontributin e lojtarëve të ardhur në janar?
Starova: Mendoj se na mungon një investim i sigurt, si Telushi, që është i dëmtuar. Mund të evidentojmë se edhe dy qendër-mbrojtësit kanë zënë vend në formacion, ndërsa po përdorim shumë shpesh edhe Culum e Malaj, që po bëjnë mirë. Po punojmë tani që të përfshijmë akoma më shumë Abdurrahmanin dhe Cardozon, për t’i bërë të gjithë pjesë të skuadrës.

Çfarë ndodhi te goli i Moçkës?
Starova: Ne bëjmë mbulim një për një, në ekzekutimin e goditjeve standarde, por këtë herë Teutës iu shtua edhe një lojtar në zonë. Natyrisht që do të ndalemi edhe te kjo pjesë dhe do ta analizojmë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency