Starova feston me golin e Maganit, Llapi “shkatërron” Ferizajn
Feronikeli i Sulejman Starovës ka thyer mallkimin e barazimeve dhe ka gjetur fitoren e parë sezonale, teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Ballkanin.
Ndaj skuadrës së sapongjitur në IPKO Superliga, vendosi një gol i sulmuesit Artur Magani, i cili iu bashkua ekipit nga Drenasi vetëm këtë verë.
Fitore mori edhe Llapi në Podujevë, ku mposhti me rezultatin e thellë 5-1 skuadrën e Ferizajt dhe kaloi përkohësisht në krye të renditjes.
Skuadra llapjane ka pretendime këtë sezon dhe pavarësisht startit befasues, ka arritur të reagojë mjaft mirë në dy takimet pasardhëse.



