Starova: Fitore me fat, por s’vodhëm gjë
Sulejman Starova e pranoi në lidhjen direkte me “Gol pas Goli” se Partizani kishte edhe fatin me vete në atë fitore në mintat shtesë ndaj Teutës. Megjithatë, sipas tij, të kuqtë nuk vodhën asgjë.
“Fitoret në sekondat e fundit janë shumë të kënaqshme për atë që merr pikët, por të dhimbshme për atë që humbet. Ne nuk vodhën gjë, por sigurisht që ishim me fat që morrëm maksimumin. Teuta ndoshta meritonte diçka më shumë. Nuk kam kohë të flas nëse jemi për titull apo për Kupat e Europës, objektivi ynë është ndeshja e radhës.”
Problemet në lojën e Partizanit, sidomos në pjesën e parë, Starova e argumenton me problemet e shumta fizike.
“Ne nuk e filluam mirë lojën për shumë arsye. Fili kishte kohë pa luajtur, Trashi kishte probleme në kavilje, ndërsa Kalari dhe Krasniqi ishin me temperaturë. Kampionati është shumë i gjatë dhe mund të ndodhin shumë gjëra. Ne insistuam për ta fituar ndeshjen dhe deshi Zoti që ne të fitonim.”
Ndërsa për vendimin e drejtuesve të kuq për të mos e nisur ndeshjen pa u futur tifozët në fushë, Starova thesoi:
“Nuk mund të luanin dot futboll pa tifozët tanë në stadium, do tyë ishte e paprecedent. Ne nuk e deshëm atë situatë. UEFA nuk i kërkon kartat e identitetit në sekondën e fundit.”



