Kategoria Superiore

Starova: Laçi luajti mirë, llogaritë në fund

Sulejman Starova, përtej humbjes, sheh dhe anët pozitive të ndeshjes me Luftëtarin. Trajneri i Laçit thekson se llogaritë për sezonin do të bëhen në fund.

“Më ka pëlqyer skuadra edhe në pjesën e parë nuk u rrezikuam në asnjë moment. Nuk i kishim në ditën më të mirë sulmuesit. Në pjesën e dytë, ai gabimi në qendër me një top të lexueshëm, na kushtoi shtrenjtë. Kjo gjë e çorientoi skuadrën. Mund të pësonim një gol tjetër. Pastaj reaguam mirë. Humbi Mane shansin e artë. Luajtëm mirë, por nuk futëm gjë në xhep.

Objektivat: Jemi në sprintin final. Këtë e mori historia si ndeshje. Përpiqemi të bëjmë më të mirën, pastaj do bëjmë llogaritë në fund. Ndryshimi i skemës? Ne ishim në disavantazh. Luftëtari e lëshoi terrenin. Skema 3-5-2 e fillimit e kontrolloi gjithë pjesën e parë. Kemi luajtur ne më mirë sesa Luftëtari në pjesën e parë, në mënyrë absolute. Goli i prishi ekuilibrat. Ishim të pafat, bëmë paraqitje të mirë, por nuk morëm pikë.

Goli, naiv: Veprim taktik i gabuar në mbrojte. Njëri duhet të mbulonte, tjetri do të dublonte. Kanë gabuar taktikisht në ndërhyrje. Gjirokastra ka pasur gjithmonë skuadër të mirë, edhe kur kam qenë futbollist. Luftëtari po lufton për mbijetesë. Vështirësia dihet. Nuk kam pishman gjë. Të gjithë do të bëjnë gabime. Në drejtim të lojës jam i kënaqur. E keqja është kur nuk luan skuadra mirë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency