Kategoria Superiore

Starova: Partizani është i fortë, na mungojnë vetëm pikët

I kënaqur me fitoren por mbi të gjitha me atë që shfaqi skuadra në fushë. Sulejman Starova në mikrofonin e Supersport, deklaroi se Partizani nuk ka asgjë më pak se skuadrat rivale por për momentin i mungojnë vetëm pikët.

“Që ditën e parë dhe gjatë kësaj kohe kemi folur me skuadrën që nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike. Jemi skuadër e fort si të gjithë të tjerët. Të tjerët nuk janë më të fort se ne, por për momentin kanë më tepër pikë. Me këtë moto punuam gjatë gjithë javës, mora përgjigje pozitive nga skuadra në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë nuk u përgjigjën të gjithë. Jam i lumtur për lojtarët që përveç pikëve rritet morali. Ai ka qenë një ndër problemet tona”.

Më pas Starova u ndal te gjykimi duke kërkuar falje nëse ka gabuar ndaj gjyqtarit në rastin e penalltisë së Kukësit por në të njëjtën kohë ai nuk nguron të nënvizojë se Partizani u penalizua ndjeshëm në Laç pak ditë më parë.

“Nervozizmi? Është ngritur gjithë opinioni që gjyqtarët duhet të mbajnë drejt.Unë kërkoj falje publike për pretendimet në rastin e faullit te penalltia, por vazhdoj të këmbëngul që ishte ndërhyrje e parregullt te Kalari.Prekja me dorë nga Malota në golin e barazimit të Bardhit ishte e pavullnetshme, por fjalën e fundit e thonë specialistët. Por, kishte edhe penallti të paakorduar për Partizanin për një tërheqje të Allës ndaj Krasniqit. Kam një javë që nuk më zinte gjumi prej penalltisë së padhënë në Laç”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency