Kategoria Superiore

Starova: Skënderbeu, asgjë më shumë se Partizani

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lushnjën në “Roza Haxhiu”, Sulejman Starova, preferoi të komunikonte vetë me gazetarët. Trajneri i të kuqve theksoi se kthimi të rezultatet pozitive nuk është meritë e tij, por e punës si skuadër.

Asgjë nuk është jashtë njerëzores dhe nuk është momenti për të ndarë merita. Nëse ka patur rezultate pozitive, kjo i dedikohet punës që kemi bërë si skuadër. Nuk është i hijshëm për ne ai vend në tabelën e klasifikimit. Është vetëm fillimi, për ne kampionati sapo ka nisur.

Partizani mbetet ndjeshëm i distancuar nga Skënderbeu kryesues, por 61-vjeçari nuk sheh diferenca me ekipin e Dajës, aq me tepër me skuadrat e tjera të Superiores.

Nuk jemi më të mirë se të tjerët, por as të tjetër nuk janë më të mirë se ne, duke filluar që nga Skënderbeu. Shpresoj t’i përballojmë ndeshjet, që nga kjo beteja e radhës me Lushnjën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency