Kategoria Superiore

Starova: Tirana është në formë, por sot nuk vodhëm gjë

Intervista e trajnerit të Laçit, Sulejman Starova, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes ku kurbinasit morën një barazim “in extremis” ndaj Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Një pikë me vlerën e fitores, për mënyrën sesi erdhi…
E drejtë kjo që thoni. Në pjesën e parë bëmë një lojë shumë të mirë, duke kontrolluar kundërshtarin, por u ndëshkuam nga një pakujdesi shumë e vogël. Ndërrimin e fundit e bëmë në fund, për shkak të ndërrimeve të detyruara. Ia dolëm të marrim një pikë përballë një kundërshtari që është nga skuadrat më të mira në Shqipëri, pavarësisht se tani po rrezikon mbijetesën.

Në pjesën e dytë kundërshtari shpërdoroi shumë. Çfarë ndodhi?
Bëmë dy zëvendësime të detyruara, duke mos arritur të freskojmë skuadrën ashtu siç donim. Tirana shpërdoroi shumë, por në fund ne shënuam dhe besoj se nuk vodhëm asgjë. Futbolli i tillë është, prandaj është i bukur.

Gjyqtarin Meta e keni kontestuar vazhdimisht…
Nuk do kontestohet më, nëse do të gjykojë mirë. Dua ta shikoj edhe atë rastin e penalltisë njëherë, por e rëndësishme është që sot u duk se gjykoi mirë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency