Premier League

Start fantastik për Sarrin, Chelsea e Jorginho për rekord

Maurizio Sarri e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën e tij në Premier League te Chelsea, me të cilën ka marrë 3 fitore, në po kaq takime, duke u renditur në krye të tabelës me 9 pikë të plota.

Stërvitje në orar më të vonë, më shumë punë me topin, më shumë komunikim dhe një strategji krejt tjetër loje, kanë bërë që trajneri italian të fitojë simpatinë e bluve të Londrës.

Pasditen e djeshme Chelsea fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Newcastle në transfertë, por ky rezultat nuk përligj aspak dominimin në katërkëndëshin e blertë të skuadrës së Sarrit.

Kështu Hazard me shokë kanë dominuar kontrollin e topit në masën 81 %, kundrejt vetëm 19 të vendasve, ndërsa italo-braziliani Jorginho ka qenë protagonisti absolut i qarkullimit të sferës në fushë.

Ai ka kompletuar plot 158 pasime, me një nivel saktësie prej 91 %, ndërsa ka lënë pas të gjithë skuadrën e Newcastle, që në total për 90 minuta kanë kompletuar vetë, 138 pasime.

Këto shifra konfirmojnë edhe njëherë futbollin e bukur që Sarri aplikon dhe faktin se sa i rëndësishëm është Jorginho, të cilin Sarri e kërkoi me ngulm, ta merrte në Londër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency