Eredivisie

Start për t’u harruar, humbje dhe dy kartonë të kuq për Feyenoordin

Ka zhgënjyer qe në start skuadra e Feyenoordit, duke u dorëzuar përballë De Grashafit në De Vijveberg Stadium. Pjesa e parë nisi e ekuilibruar pa shumë raste për të shënuar, megjithatë pas gjysmë ore lojë, vendasit gjetën golin vendimtar të sfidës, me anë të Fabian Serrarens.

Feyenoordi nuk shfaqi forcën e duhur për të reaguar madje në minutën e 67-të mbeti me një lojtar më pak, për shkak se Botegin u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Van Bronkhorst provoi të ndryshonte duke aktivizuar Venten e Sisterren, por sërish Feynordi nuk gjeti mundësinë për të realizuar dhe si të mos mjaftonte kjo, u ndëshkua sërish me karton të kuq.

Kësaj here ai që u largua para kohe nga fusha, ishte Boetius. Me 9 lojtarë, ekipi nga Roterdami u dorëzua duke pësuar edhe golin e dytë. Ai që shënoi për De Grashafin, ishte Stefan Nijland. Në këtë mënyrë Feynordi e nis me disfatë kampionatin holandez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency