Premier League

Starti i dobët/ Gerrard rrezikon shkarkimin, dy emrat që mund ta zëvendësojnë

Aston Villa nuk i ka përmbushur pritshmëritë deri tani. Skuadra nga Birmingemi numëron vetëm shtatë pikë në shtatë javët e para të sezonit 2022/2023 në Premier League.

Djemtë e Steven Gerrard kanë arritur vetëm dy fitore dhe ish-kapiteni i Liverpoolit rrezikon postin e tij nëse nuk vjen kthesa, duke filluar nga dueli i së dielës ndaj Leeds United në transfertë.

Football Insider zbulon edhe dy alternativat që preferohen nga drejtuesit e Aston Villa-s si pasardhësit e mundshëm të Gerrard.

Ata janë Mauricio Pochettino, i cili do e pranonte me kënaqësi rikthimin në ishull pas aventurës jo fort pozitive në stolin e PSG-së.

Tekniku argjentinas ka drejtuar më parë Southamptonin dhe Tottenhamin në Premier League. Emri tjetër është Unai Emery, aktualisht nën kontratë me Villarealin deri në fund të këtij sezoni.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency