Featured

Starton La Casa de Quiz/ Garë e fortë mes konkurrenteve, diferencën e bën 1 pikë!

La Casa de Quiz nisi fazën e saj të dytë, atë edhe më vendimtaren pasi dy ditë para se të startojë Kupa e Botës në Katar, do të shpallet edhe fituesi i këtij GameShoë të drejtuar nga Gjergji Stefa. Tetë konkurrentët e kualifikuar në fazën e parë, iu bashkuan tetë të tjerëve që ishin kualifikuar më herët nga audicionet.

Nga puntata e parë e fazës së dytë, u përballën Dorjan Terziu dhe Erjon Kurti teksa deri në fund u zhvillua një përballje me shumë rivalitet teksa në fund ai që festoi dhe fitoi të drejtën e kualifikimit ishte konkurrenti Terziu i cili triumfoi me vetëm një pikë diferencë duke marrë statusin e çerekfinalistit të parë. La Casa de Quiz rikthehet sërish të premten e ardhshme, në orën 21:00.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency