Serie A

Statistika e rrallë, 4 gjigantët italianë nuk humbnin në të njëjtën ditë prej dekadash

Nuk ishte dita e skuadrave të mëdha të Serisë A. Interi, Juvetusi, Roma dhe Milani dështuan të merrnin pikë në javën e shtatë të kampionatit elitar italian. Zhgënjimin fillimisht  përjetoi Interi, që “ra” 3-1 në fushën e Udinezes, më pas ishte radha e “Zonjës së Vjetër” që do t’i jepte kënaqësinë e fitores së parë në histori në Serinë A Monzës së Silvio Berlusconit.

Nuk ishte as mbrëmja e Jose Mourinhos, i ndëshkuar me karton të kuq për hyrjen e tijën fushë në shenjë proteste ndaj një penalltie të padhënë, sipas tij, në takimin me Atalantën në Bergamo.

Ne fund ishte radhazi e Milanit, që vetëm fati e la pa pikë në përballjen me Napolin në “San Siro”.

Dhe nuk kishte ndodhur prej shumë dekadash që skuadrat më të mëdha italiane të humbnin njëkohësisht në të njëjtën ditë. Për herë të fundit kishte ndodhur në vitin e largët 1955, më saktësisht më 13 shkurt të sezonit 1954-1955.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency