Itali

Statistika/ Juventus “fiket” në transfertë, Allegri dhe skuadra rikthehen në vitin 2010

Juventus vijon të zhgënjenjë me paraqitjet e këtij sezoni teksa pas dy fitoreve radhazi (Bologna dhe Maccabi Haifa) u rikthye te humbjet duke qenë se u mposht me rezultatin 2-0 në San Siro ndaj Milanit. Zonja e Vjetër duket se do ta ketë të vështirë të rivalizojë edhe në këtë kampionat për titullin kampion, aq më tepër kur skuadra nuk di të fitojë jashtë fushës së saj.

Në katër transferta të këtij sezoni në Serinë A, Juventus nuk ka marrë asnjë fitore ndërsa ka pësuar dy humbje dhe ka regjistruar dy barazime. Shumë pak për një ekip që sezonin e nisi me objektiva maksimalë ndërsa ecurinë negative jashtë shtëpisë, italianët e kanë përcjellë edhe në Europë.

Juventus u mposht në ndeshjen e parë të Champions League në transfertë ndaj PSG ndërsa prova e radhës është ajo në Izrael ndaj Maccabi Haifas. Kështu, duke përfshirë edhe Champions, shkon në pesë numri i ndeshjeve të këtij sezoni në të cilat Juventus nuk fiton në transfertë. Një statistikë e tillë nuk regjistrohej nga viti i largët 2010, atëherë kur në stolin e bardhezinjve ishte Zaccheroni.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency