Kategoria Superiore

Statistikat e pesë ndeshjeve të Superiores, Partizani humbet shumë topa. Teuta dominon, por pëson disfatë!

Abissnet Superiore ka mbyllur javën e 15-të, teksa tashmë skuadrat do të qëndrojnë pa aktivitet deri më datë 15 janar. Kalendari i javës së kaluar kishte rezervuar disa përballje interesante, ku vëmendje maksimale merrte derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, sfidë e mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të bardhebluve. Sakaq, në emisionin Analizë Superiore të gazetarit Sokol Xhihani dhe Fation Bardhit, videoanalistit të Shqipërisë U19, është diskutuar mbi statistikat e pesë ndeshjeve të Superiores.

Sa i përket ndeshjes derbi, bie në sy se zotërimin më të madh të topit e ka pasur Partizanit, megjithatë të kuqtë kanë pasur edhe më shumë topa të humbur. Ndërkohë, sa i përket dueleve të fituara, bie në sy se të dyja skuadrat kanë pasur nga 247 duele, teksa Tirana ka fituar 123 ndaj 119 të Partizanit.

Ndërkaq, një tjetër përballje e fortë ishte ajo mes Vllaznisë dhe Kukësit, takim që u mbyll në barazim 1-1. Sa i përket statistikave, verilindorët dominojnë në zotërimin e topit ndërsa shkodranët kanë bërë më shumë goditje në kuadrat, pesë nga katër që kanë bërë te Kukësi. Sakaq, te Kukësi bie në sy edhe fakti se Kukësi ka humbur 117 topa, ndërsa kuqeblutë gjatë 90-minutëshin kanë humbur 89 topa.

Sakaq, sfida Teuta-Egnatia prodhoi një rezultat surprizë teksa rrogozhinasit pas një periudhe të gjatë u rikthyen te suksesi me shifrat 1-2 duke futur në një moment të errët durrsakët. Ndërkaq, në lidhje me statistikat e sfidës, Teuta dominoi në mbajtjen e topit, ashtu si edhe në tentativat drejt portës kundërshtare, por në fund nuk e shmangën disfatën.

Nga ana tjetër, Laçi vazhdoi rrugën e suksesit teksa koleksionoi fitoren e pestë radhazi duke mposhtur me rezultatin 2-0, Kastriotin. Ekipi i trajnerit Mirel Josa ishte më mirë në goditjet e kuadratit, ashtu si edhe në duelet e fituara. Ndërkaq, bie në sy se të dyja skuadrat kanë humbur të njëjtën numër topash, 113.

Dinamo dhe Skënderbeu e mbyllën sfidën e tyre në një barazim pa gola, teksa nëse iu hedh një sy statistikave, atëherë shihet se blutë kanë pasur më tepër kontrollin e topit, ndërsa korçarët kanë fituar më tepër duele përgjatë 90-minutave.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency